Mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë përpara KZAZ 11 në Kukës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Arif Rexhmati tha se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe se nga dita e nesërme nuk do të flasë më politika por qytetarët e Kukësit
“Nga nesër nuk flet politika por do flasin qytetarët e Kukësit”, tha Rexhmati.
Për të siguruar ambientet e KZAZ 11, përpara protestuesve është rreshtuar një kordon me forca të shumta policie. Mbështetësit e opozitës deri tani po protestojnë me thirrjen ‘Rama ik’.
Kujtojmë se disa ditë më parë në Kukës u nxorrën materialet zgjedhore nga KZAZ-ja pas përplasjes që protestuesit patën me policinë.
Më herët u njoftua se protesta përpara KZAZ 16 kanë nisur edhe në Burrel. /Opinion.al