Ditën e djeshme disa të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, protestuan përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Për këta të rinj ka nisur një procedim penal për shkak të kësaj proteste.
Njoftimi:
“Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.K., 31 vjeç, A.K. 29 vjeç, G.Gj. 30 vjeç, H.V. 27 vjeç, G.T. 42 vjeç, S.B. 22 vjeç, M.U. 31 vjeç, F.H. 48 vjeç dhe K.Gj. 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal”.