Mijëra rusë kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Pamjet e mëposhtme vijnë nga rrugët e Shën Petersburgut – qyteti i lindjes së presidentit Vladimir Putin.
Ashtu si ditët e mëparshme, oficerët e policisë shpërndanë dhunshëm protestuesit dhe arrestuan dhjetëra të tjerë. Mijëra demonstrues janë arrestuar gjatë ditëve të fundit.
Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny bëri thirrje për protesta të përditshme kundër sulmit ushtarak, duke thënë se Rusia nuk duhet të jetë një “komb frikacakësh”.
Ja disa pamje nga protesta: