Kryeministri Rama është përballur me banorët që po protestojnë para Kuvendit që po protestojnë për prishjen e banesave të tyre.
Në protestë janë banorë të zonave të “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit.
Kryeministri vendosi të ndaloi dhe të ftojë disa prej banorëve që të dëgjojë edhe pretendimet e tyre.
Mësohet se do të jenë tre banorë që do të flasin me kryeministrin Rama në ambientet e brendshme të Kuvendit. Banorët do të flasin për kërkesat e tyre , ndërsa është bërë e ditur se një nga banoret që do të flasë me kryeministrin është edhe nënë Liza./Opinion.al