Aktualitet

Protestojnë para Kryeministrisë, banorët paralajmërojnë grevë urie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 06/02/22 |
Opi Nion

Banorët e “5 Majit”, Paskuqanit dhe zonës së Laprakës janë mbledhur për të protestuar sot para Kryeministrisë.

Banesat e disave prej tyre janë prishur, ndërsa të tjerët janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre.

Banesat e tyre preken nga projektet për zhvillimin e qytetit, por banorët e këtyre zonave kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie.

Ne po shikojmë mundësinë të futemi në grevë urie, këtu para kryeministrisë. Ne do të përdorim të gjitha nismat. Po shohim si opsion futjen në grevie urie, deri në vetëflijim nëse është e nevojshme, nuk tërhiqemi. Deputetet të marrin një nismë ligjore për njohjen e pronave dhe legalizimeve”,-tha një prej banorëve.

Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel./Opinion.al

Pas