Banorët e Unazës së Re kanë protestuar sot para njësisë bashkiake të kësaj lagjeje. Ata thanë se janë mbledhur aty pas një informacioni që kishin marrë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do vizitonte zyrat e minibashkisë. Bashkë me banorët e Astirit në protestë është dhe deputeti demokrat, Klevis Balliu. Ai tha se Veliaj u fshihet banorëve duke mos u ballafaquar me ta. “Nuk morëm vesh nga hyri e nga doli nëpër bodrume. Pse fshihet ky njeri, vemje e politikës. Pse nuk ulet të flasë me këta banorë që kanë 75 ditë në protestë”, tha Balliu.
*Pamje nga protesta