Aktualitet

Protestë tek Liqeni Artificial, qytetarët thyejnë me forcë perimetrin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 23/05/20 |
el ida

Në një kohë kur vendi ndodhet në izolim, një protestë është mbajtur sot tek Liqeni Artificial në Tiranë pasi ky i fundit është mbyllur këtë fundjavë.

Anëtarë të shoqërisë civile kanë thyer me forcë perimetrin e Policisë dhe kanë hyrë të bëjnë shëtitje në Park. Ata kundërshtojnë bllokimin e Liqenit pasi sipas tyre, është e mundur të mbahet distanca sociale dhe mbi të gjitha vendimi nuk ka sens, pasi parku është i hapur në ditët e javës.

Policia nga ana tjetër është përpjekur t’i ndalojë por nuk ka mundur. Qytetarët kanë qenë familjarë apo të rinj që nuk kanë dashur bllokimin e Liqenit Artificial.

Sakaq, edhe pse këtë javë qeveria vendosi kufizimin e lëvizjeve, ku parashikohej që të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti sot ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave./Opinion.al

Pas