Disa protestues, të drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kanë protestuar para Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e ish deputetit Bardh Spahia.
Në mënyrë paqësore dhe me pankarta në duar ata thonë se arrestimi i Spahisë është i jashtëligjshëm, por vetëm me urdhër politikë.
Vetë zonja Ademi tha se në Shkodër, pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të ish deputetin e ka parë disa herë policia, por ndaj tij nuk është vepruar.
Edhe vetë zoti Basha nga protesta kërkoi lirimin e ish deputetit, duke thënë se në vend të tij në burg duhet të ishin ata që kanë vjedhur votat. / Opinion.al