Qytetar të mbështetur nga Partia Demokratike janë mbledhur në superstradën Lezhë-Shkodër pranë vendit të quajtur, Dajç, për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit vijon ditën e sotme fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht se kryebashkiakja, Voltana Ademi ka deklaruar se nuk i jep leje kreut të qeverisë që të vijojë fushatën elektorale, socialistët janë bërë gati për të nisur në orën 19:00 të pasdites së sotme takimin elektoral.
Në qytet ka një prezencë të madhe të policisë, duke përfshirë Gardën e Republikës po aashtu dhe forcat speciale RENEA.
Sheshi kryesor është rrethuar nga shirita ku ndalohet qarkullimi. Kryetarja e Bashkisë e shoqëruar nga nënkryetari kanë kaluar më herët në vendin ku do të mbahet takimi për të parë nga afër situatën./ Opinion.al