Aktualitet

Protestë para Kryeministrisë/Fëmija :Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 06/02/22 |
Opi Nion

Banorët e 4 zonave të Tiranës janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar për prishjen e banesave të tyre.

Banorët e Paskuqanit, “5 Majit”, Kombinatit dhe zonës së Laprakës kanë dalë me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi dhe transparencë lidhur me prishjen e banesave të tyre.

“Mos na dëboni nga shtëpitë tona”, “Duam çmim tregu për shtëpitë tona”, shkruahej në disa prej pankartave të protestuesve.

Ata i bëjnë thirrje për drejtësi dhe i kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkikaut Erion Veliaj që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë.

Mes protestuesve ka edhe fëmijë, ndërsa njëri prej tyre, me altoparlant, i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të mos t’i prishë shtëpitë e tyre.

Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë. Ne nuk kemi më shtëpi të tjera. Gjithçka mund të ndodhë”,-tha një nga fëmijët./Opinion.al

Pas