Një grup gazetarësh dhe aktivistësh kanë protestuar sot kundër censurës në media. Protesta vjen pas mbylljes së emisionit investigativ “Publicus” në Vizion Plus dhe shkarkimit nga puna të Alida Totës, e cila ishte drejtore e lajmeve të A1 News.
Gazetarët Bledian Koka, Armir Shkurti, Alida Tota, Aulon Bej Kalaja, Klodiana Lala janë disa nga emrat që bënë thirrje për fjalën e lirë ndërsa mbajnë pankarta në duar ku shkruhet: “Kush e vrau Arditin?” “Pse hesht Prokuroria?” apo “Je suis Publicus”.
Fjalim në protestë mbajti dhe profesori i Gazetarisë, Ervin Goci, i cili u shpreh se “Harrojeni ju se ka demokraci pa fjalën e lirë”.