Qindra vetë protestuan sot në Tiranë për lirimin e Albin Kurtit, duke mbështetur dhe kauzën e tij kundër marrveshjes me Serbinë për asosacionin e komunave serbe në Kosovë dhe vijën kufitare me Malin e Zi.
Mes protestuesve ishte dhe politikani i njohur shqiptar i viteve ’90, Abdi Baleta, i shquar për qëndrimet e tij nacionaliste dhe idhtar i bashkimit Shqipëri- Kosovë.
Protestuesit në fund nënshkruan një deklaratë në të cilën shpreheshin pro lirimit të Albin Kurtit , kundër kufirit të ri me Malin e Zi dhe kundër Zajdenicës.