Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

2025/05/19 at 3:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në Rripin e Gazës, por të kalojë në veprime konkrete për ndalimin e fushatës së Izraelit atje.

Siç raportohet në mediat organizatorët që folën për tubimin më të madh në vend prej dy dekadash, e vendosën numrin e pjesëmarrësve në 100 mijë.

Një shifër e tillë u mbështet edhe nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës, duke përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders.

Demonstruesit thanë se në këtë mënyrë, po ngrinin zërin e tyre kundër padrejtësisë.

“Pjesëmarrja ime në këtë demonstratë është kundër gjenocidit në Gaza dhe kundër bashkëfajësisë holandeze në të. Holanda ende furnizon pjesë të F-35-save dhe refuzon me vendosmëri të dënojë veprimet e Izraelit“, u shpreh protestuesi Rick Timmermans.

“Ndihesh i pafuqishëm kur shikon kaq shumë padrejtësi dhe ti nuk mund të bësh asgjë tjetër, përveç se ta bësh zërin tënd të dëgjohet. Ndonjëherë më vjen turp nga qeveria jonë, që nuk dëshiron të vendosë një vijë të qartë. Megjithatë, kur shoh këtë tubim ndihem krenare për vendin tim, sepse them se ka vërtet kaq shumë njerëz që mbështesin dhe duan të mirën”, tha Jolanda Nio, mësuese shkolle.

“Qeveria duhet të dëgjojë zërin e njerëzve. Unë e di që ata brenda koalicionit mund të mos jenë të gjithë dakord, por ajo që po ndodh me Izraelin është e papranueshme“, u shpreh Renske Schipman, menaxher projekti.

Marshuesit kaluan pranë Pallatit të Paqes, selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara, ku vitin e kaluar gjyqtarët urdhëruan Izraelin të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt gjenocidi në Gaza.

Ju sugjerojmë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Para
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

TE FUNDIT

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
1 Tetor, 2025

Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës ka ngjallur përsëri një debat në lidhje...

Lexo më shumë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com