-Jetë dhe Stil

Protestë kundër falcitetit, artistët luajnë futboll të zhveshur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 17/08/20 |
Opi Nion

Sistemi i futbollit është i sëmurë dhe ne do të zhvishemi. Kështu kanë vendosur lojëtarët e dy skuadrave në Gjermani, që kanë lënë veshjet në shtëpinë e tyre dhe kanë mbajtur një ndeshje kundër komercializimit të futbollit, bën me dije BBC.

Ndeshja e organizuar nga artisti Gerrit Starczewski në stadiumin Stimberg në Ruhr, pati si protagonistë burra të zhveshur që dolën në fushë vetëm me këpucë sporti dhe çorape me ngjyra, ndërsa numrat e fanelës i kishin pikturuar në shpinë.

Starczewski tha se ai donte të protestonte ndaj humbjes së autenticitetit në futbollin modern, duke zgjedhur si mënyrë zhveshjen.

“Doja të jepja një shembull natyraliteti kundër ndikimit të mediave sociale dhe idealeve false të bukurisë”, tha ai për revistën sportive “11Freunde”./Opinion.al

 

 

Pas