Aktualitet

Protestë kundër diskriminimit krahinor/Aktori Malkaj: Unë jam një derr maloku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 08/04/22 |
Opi Nion

Një protestë kundër diskriminimit krahinor është zhvilluar paraditen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në protestë morën pjesë artistë shqiptarë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ato protestuan kundër ndasive krahinore dhe përdorimit të termit “malok” për shqiptarët e Veriut.

Një ndër personat që mbajti fjalën në këtë protestë ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj, i cili u shpreh se ndarjen Veri-Jug në Shqipëri po e bën politika anti-shqiptare.

“Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk e zgjedh dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriu dhe jugun për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën, e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur Veri-Jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovar i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë. Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja. Fjala malok po ta zbërthesh ka një fjalë shqip dhe një turqisht, është mal+ok”, -tha ai.

Si duket kjo protestë e ka iniciativën pas ofendimit që iu bë prokurores Elizabeta Imeraj, e cila u quajt “maloke” Tropoje./Opinion.al

Pas