Kryesore

Protestë ditën që vijnë liderët e BE, Berisha:Vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 19/11/22 |
Opi Nion

Anëtarët e qeverisë reaguan një zëri, madje me postime të ngjashme, kundër protestës së thirr nga kryetari i PD, Sali Berisha më 6 dhjetor, ditë në të cilën mbahet në Tiranë dhe samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Në postimet e ministrave dhe socialistëve të tjerë, ishin argumente të njëjta, si protesta në 6 dhjetor është turp dhe se Berisha punon për Rusinë.

Nga Panairi i Librit, Berisha tha se protesta është pro eurpiane, por sipas tij, liderët e BE duhet të dinë që vinë në një vend ku sundimi i ligjit është më i ulët se në Vietnam.

“T’i kujtojmë se vijnë në një vend të renditur poshtë Vietnamit dhe se është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve. Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon ti thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Ramës, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në popullin e gomones, krahas regjimit të monizmit të plotë. Kujtojmë që vijnë në vend që është poshtë Vietnamin është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha./Opinion.al

Pas