Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat për vrasjen e 22-vjeçares, Irani: Vdekja e Aminit, për shkak të sëmundjes

2022/10/07 at 6:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat për vrasjen e 22-vjeçares, Irani: Vdekja e Aminit, për shkak të sëmundjes

Një raport i forenzikës i publikuar nga autoritetet iraniane tha se vdekja e Mahsa Aminit nuk u shkaktua nga goditjet në kokë dhe gjymtyrë, por ishte e lidhur me një sëmundje.

Këto gjetje janë kundërshtuar nga familja e 22-vjeçares, që thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të dërgohej në paraburgim për shkeljen e rregullave të hixhabit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, ISNA, tha më 7 shtator se Organizata Shëndetësore e Forenzikës ka përcaktuar se “një sëmundje” ishte shkaktare e vdekjes së Aminit, por nuk është përmendur nëse ajo kishte pësuar ndonjë lëndim. Sipas televizionit shtetëror iranian, në raportin e forenzikës thuhet se vdekja e Aminit ishte e lidhur me “një ndërhyrje kirurgjike për tumor në tru, kur ajo ishte tetëvjeçare”.

Amini ishte arrestuar më 13 shtator nga policia e moralit të Iranit dhe vdiq tri ditë më pas.

Dëshmitarët kanë thënë se Amini ishte rrahur gjatë arrestimit, ndërkaq babai i saj ka deklaruar se ajo kishte pasur shenja të dhunës në këmbët e saj, duke mbajtur përgjegjës policinë për vdekjen e së bijës. Vdekja e Aminit ka nxitur një valë protestash në mbarë Iranin, lidhur me trajtimin e grave dhe kushteve të rënda të jetesës në përgjithësi.

Ndërkaq, nëna e një 16-vjeçarje që u vra gjatë protestave për Aminin, ka hedhur poshtë pretendimet zyrtare se vajza e saj ra nga një ndërtesë, duke thënë se e bija kishte pësuar goditje në kokë.

Nasreem Shakrami tha për Radion Evropa e Lirë se është nën presion nga autoritetet që të ndjekë narrativin e Qeverisë – që vajza e saj ra nga një ndërtesë – sa i përket arsyes së vdekjes së vajzës së saj.

Shakrami tha se autoritetet mbajtën sekret vdekjen e vajzës së saj, Nikas, për nëntë ditë dhe më pas ata nxorën fshehurazi trupin e pajetë të saj nga morgu për ta varrosur në një zonë të largët, pa pëlqimin e familjes.

Sipas saj, në raportin e forenzikës thuhej se disa nga dhëmbët e Nikas dhe disa eshtra në fytyrë ishin të thyera dhe kishte fraktura në kafkë. Kjo bëri që nëna e saj të dyshojë se Nika ishte rrahur.

“Të gjitha dëmtimet i kishte në kokë”, tha ajo.

Të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditë protesta, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, teksa Qeveria iraniane ka paralajmëruar për shtypje më të ashpër të protestave, nëse ato vazhdojnë.

Ju sugjerojmë

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale
Aktualitet

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

12 Qershor, 2025 2:19 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

12 Qershor, 2025 2:13 pm
VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen
Bota

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

12 Qershor, 2025 2:05 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

12 Qershor, 2025 1:54 pm
Para
COVID-19/ Regjistrohen 571 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri/ 33 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

Opinion 6 Tetor 2022

Opinion 6 Tetor 2022

TE FUNDIT

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
12 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës....

Lexo më shumë

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
12 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar...

Lexo më shumë

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
12 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cakran, ku një 28-vjeçar është gjetur nga familjarët pa...

Lexo më shumë

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
12 Qershor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas disa deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com