Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Rusi/ Moska akuzon SHBA: Po hyn në punët e brendshme

2021/01/24 at 8:44 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në Rusi/ Moska akuzon SHBA: Po hyn në punët e brendshme

Kremlini akuzoi sot Shtetet e Bashkuara për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Rusisë, ndërsa përpiqej të minimizonte protestat në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Rreth 3,500 njerëz u arrestuan gjatë tubimeve të Shtunën në dhjetëra qytete, nga Moska në Vladivostok, sipas OVD-Info, një organizatë joqeveritare që monitoron protestat në Rusi.

Dhjetëra mijëra njerëz, duke thirrur “Navalny, ne jemi me ty”, dolën në rrugë duke kërkuar lirimin e  kritikut të Kremlinit. Incidente të dhunshme dhe përplasje midis protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në shumë raste.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov, megjithatë, e minimizoi shkallën e protestave.  “Pak njerëz dolën në rrugë, shumë votuan për Presidentin rus Vladimir Putin, i cili u rizgjodh me më shumë se 76% të votave në 218”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte një përpjekje për ta “mërzitur” vendin.

Ai gjithashtu kritikoi ambasadën amerikane në Moskë, e cila përmes faqes së saj në internet u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos shkojnë në demonstrata, duke përmendur vendet ku ishin planifikuar tubimet e mbështetësve të Navalny.

Ky fakt u interpretua nga diplomacia ruse si një përpjekje për të promovuar një “marshim kundër Kremlinit”, të cilin Peshkov e përshkroi sot si “ndërhyrje në punët tona të brendshme”.

Sipas një përfaqësuesi të ambasadës amerikane, paralajmërime të tilla shpesh u drejtohen qytetarëve amerikanë në të gjitha vendet e botës. “Kjo është një praktikë rutinë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara dje dënuan “metodat e dhunshme kundër protestuesve dhe gazetarëve” në protestat e së Shtunës, ashtu si edhe Bashkimi Evropian. Amnesty International ka akuzuar policinë për “rrahje dhe arrestim arbitrar” të protestuesve.

Nga ana e tij, Komisioni Rus i Hetimit ka njoftuar se po fillon një hetim mbi dhunën e ushtruar kundër forcave të sigurisë gjatë demonstratave.

Zyra e prokurorit të Shën Petersburgut, megjithatë, tha se do të hetojë jo vetëm dhunën kundër oficerëve të policisë, por edhe ato të kryera nga “forcat e zbatimit të ligjit”.

Njoftimi u bë pasi media lokale publikoi një video në të cilën një grua shihet duke rënë në tokë, pasi u shkelmua nga policia. Gruaja, e quajtur Margarita Iudina, u shtrua në spital të shtunën në mbrëmje me dëmtime në kokë./Opinion.al

Etiketa: protestarusishba

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Para
Krujë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksidentet/Shtatë të plagosur në pak orë

Mesut Ozil largohet nga Arsenal pas 7 vitesh, një letër për tifozët

Mesut Ozil largohet nga Arsenal pas 7 vitesh, një letër për tifozët

Tritol makinës në Vlorë, çaktivizohet para se të shpërthente

Vlorë/Një grua përplaset nga një makinë, largohet shoferi

TE FUNDIT

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
9 Janar, 2026

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të...

Lexo më shumë

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë...

Lexo më shumë

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
9 Janar, 2026

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com