Gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur gjatë protestave të zhvilluara në Xhakarta të Indonezisë, kundër rizgjedhjes së presidentit, Joko Widodo.
Numri i të vdekurve është konfirmuar nga policia indoneziane, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital.
Shefi i policisë kombëtare, Tito Karnavian ka mohuar se zyrtarët e këtij institucioni kanë përdorur armë.
Në disa zona është ndaluar edhe përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ngjarjeve që ndodhin në protestë.
“Disa kanë pasur plagë nga të shtënat, disa kanë plasur shenja të plagëve, mirëpo neve ende na duhet ta qartësojmë këtë”, ka thënë Karnavian, duke iu referuar gjashtë personave të vdekur gjatë natës së kaluar.
Presidenti Widodo ka premtuar hapa të ashpër kundër protestuesve.
“Unë jam i hapur për të bashkëpunuar dhe për të zhvilluar këtë komb, mirëpo nuk do të toleroj askënd që tenton të dëmtojë sigurinë publike, procesin demokratik apo unitetin e shtetit tonë”, ka thënë Widodo në një konferencë për media./ Opinion.al E. Xh.