Bota

Protestat në Hong Kong, 2 protestues në gjendje të rëndë


               Publikuar në : 08:44 - 12/11/19 |
xhu lia

Dy protestues ndodhen në  gjendje të rëndë pas protestave të dhunshme në Hong Kong. Njëri prej tyre u plagos mëngjesin e së hënës pasi u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.

Ai është personi i tretë që qëllohet nga policia qëkur kanë nisur protestat prej më shumë se 6 muajsh. Po ashtu të hënën, një mbështetës i Kinës dogji veten si shenjë revolte, ndërkohë që protestuesit  kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi nga policia në Hong Kong.

Kryeministrja e Hong Kongut Carrie Lam mësohet t’i ketë paralajmëruar më herët protestuesit se nuk do të kenë sukses me kërkesat e tyre. “Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt që është e mundur,” -tha ajo.

Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor, fillimisht kundër një ligji për ekstradimin, e cili më pas është tërhequr. Protestat më pas janë zgjeruar në një fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut./Opinion.al/

 

Pas