Bota

Protestat kundër racizmit në SHBA, plagosen 2 policë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:00 - 24/09/20 |
Opi Nion

SHBA janë përfshirë përsëri nga protesta të dhunshme. Mësohet se dy efektivë policie u qëlluan me armë dhe mbetën të plagosur gjatë protestave me moton “Black Lives Matter” në Louisville të Kentucky.

Qytetarët dolën në rrugë pasi gjykata vendosi të mos të procedojë penalisht dy policët që qëlluan Breona Taylor në apartamentin e saj ndërkohë që një i tretë u dënua për përdorim dhune ndaj një fqinji të saj.

Protestuesit kërkonin drejtësi teksa dolën në rrugë, por momenti kur u qëlluan dy efektivët solli edhe përshkallëzim të situatës që e ktheu të gjithën në një përleshje masive mes protestuesve dhe forcave të rendit.

“Le të lutemi të gjithë për shëndetin e efektivëve të qëlluar sonte”,- ishte reagimi i menjëhershëm i presidentit Trump në rrjetin social Twitter./ Opinion.al

Pas