Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat e opozitës, Veliaj: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma

2024/06/25 at 6:52 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat e opozitës, Veliaj: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste do të marrë një tjetër fitore në zgjedhjet e 2025-s. Gjatë takimit me strukturat e Njësisë 9, Veliaj tha se PS nuk ka kohë të humbë me hallet e ‘non gratës’.

“Për sa kohë ne fokusohemi tek hallet e njerëzve dhe jo tek hallet e Saliut, unë besoj se i kemi bërë një nder të madh vendit. Çdo minutë që humbasim me non-gratat, me këta vulë-humburit, me këta që djegin shtëpinë e tyre, është një minutë që kemi humbur për shtëpitë e njerëzve, për hallet e njerëzve dhe për punët që u kemi premtuar njerëzve. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët përveshur dhe gati për një betejë tjetër në 2025”, siguroi ai.

Veliaj deklaroi se një parti që djeg selinë e saj, nuk mund të merret me hallet e qytetarëve.

“Ne duhet të flasim politikisht me njerëzit dhe ata duhet ta dinë qartë se ne nuk jemi për të zgjidhur hallet e Saliut, hallet e non-gratës, hallet e vulës.  Pra, një parti që shkon dhe djeg selinë e vet dhe një parti që theret me njëri-tjetrin për vulën, janë halle banale të një grupi shumë të vogël njerëzish. Nuk janë këto hallet e njerëzve normalë. Hallet e njerëzve normalë janë infrastruktura, pastrimi, janë shkollat e reja, kopshti, çerdhet; këto janë hallet e njerëzve normalë”, shtoi ai.

Sipas tij, PD është një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat.

“E keni vënë re? Kur vjen fushata, xhirojnë gomat; pastaj, kur kanë humbjen e radhës, djegin goma. Unë e kuptoj një parti që ka lidhje për shembull, me librat, ose me artin dhe kulturën, por një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat – pra, ose xhirim gome në fushatë, ose djegie gomash në humbje – është një çudi shumë e madhe. Pse nga 100 parti njerëzit zgjedhin PS? Njerëzit e mirë, njerëzit e mençur, njerëzit e ditur, njerëzit punëtorë, njerëzit e ndershëm, njerëzit që besojnë se ky vend mund të bëhet nëse secili jep kontributin e vet, shkojnë te e vetmja forcë që ka bërë shtet, që ka bërë qytet dhe sot i ka ngritur kokën këtij vendi”, u shpreh Veliaj.

Ju sugjerojmë

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
Aktualitet

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

1 Korrik, 2025 9:35 am
Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
Aktualitet

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

1 Korrik, 2025 9:14 am
Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
Aktualitet

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

1 Korrik, 2025 9:02 am
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
Bota

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik, 2025 8:39 am
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Bota

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 Korrik, 2025 8:32 am
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
Aktualitet

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

1 Korrik, 2025 8:25 am
Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!
Aktualitet

Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

1 Korrik, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:11 am
Para
“Grupi ishte i vështirë”, Elseid Hysaj vjen në Shqipëri: Tani do shkoj edhe unë me pushime

"Grupi ishte i vështirë", Elseid Hysaj vjen në Shqipëri: Tani do shkoj edhe unë me pushime

Seanca për Belerin, SPAK paraqet prova shkresore

Fredi Beleri mbetet në burg, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Lejojeni të bëj betimin në Parlamentin Europian

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe

Rusia sanksionon mediat perëndimore

TE FUNDIT

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
1 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
1 Korrik, 2025

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik, Nigel Farage kanë vazhduar replikat mes njëri-tjetrit lidhur me emigrantët shqiptarë...

Lexo më shumë

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik, 2025

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në...

Lexo më shumë

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
1 Korrik, 2025

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com