Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat e dhunshme në Francë, arrestohet kreu i “jelekverdhëve”

2018/12/23 at 12:00 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat e dhunshme në Francë, arrestohet kreu i “jelekverdhëve”

Francë – Protestuesit shenjojnë pikat kufitare

Tri ditë përpara Krishtlindjes, “jelekverdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi. Kesaj rradhe ata shënjestruan pikat kufitare. Ndërkohë një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje “antiMacron” muajin e kaluar.


Rreth 38 mijë e 600 francezë morën pjesë në protestat e kësaj të shtune në Francë, në disa qytete të vendit. Numri i tyre llogaritet shumë herë më pak sesa 66 mijë protestuesit e fundjavës së kaluar. Kjo sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Ajo shtoi gjithashtu se 220 persona u prangosën në mbarë vendin. 81 prej tyre vijojnë të mbeten në qelitë e paraburgimit.

Bie numri i protestuesve

Numri i demonstruesve ka ardhur gjithnjë në rënie. Rreth 282 mijë njerëz dolën në protestën e së shtunës së parë, kundër rritjes së planifikuar të çmimit të karburanteve, më 17 nëntor.

Lëvizja, e karakterizuar nga jelekët e verdhë fosforeshentë që u veshën nga protestuesit, u kthye më pas në një demonstratë mbarëkombëtare kundër politikave të presidentit Macron dhe stilit të tij qeverisës.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, foli për “Le Journal du Dimanche”. Ajo tha se qeveria e Macronit “ishte në të njëjtën linjë me kërkesat e jelekverdhëve”. Ministrja gjithashtu bëri thirrje për “dialog më konstruktiv”.

Kryeministri Edouard Philippe, ndërkohë, foli për të njëjtën gazetë. Ai tha se marrëdhënia e tij me Macronin vetëm sa është “intensifikuar” përgjatë kësaj krize. Ai përgënjeshtroi faktin se marredhenia e tyre është përkeqësuar, siç është raportuar në media. “Ne flasim përditë dhe kemi mësuar shumë gjëra të reja së fundi”, tha ai.

Rreth 2.000 protestues u bashkuan me grumbujt e njerëzve në disa rrugë në Paris, krahasuar me 4.000 gjatë javës së kaluar. E pavarësisht numrit më të pakët, me të rënë muzgu në sheshin e famshëm “Champs Elysees” shpërtheu sërish dhuna. Prrotesta shkaktoi mbylljen e dyqaneve e bizneseve që ishin ende të hapura për shkak të fundjavës përpara Krishtlindjes.

“Arrestohet kreu i jelekverdhëve”

Policia pariziene tha se kishte arrestuar 142 persona. 19 prej tyre mbeten në paraburgim, përfshi këtu edhe kreun e “jelekverdhëve” Eric Drouet. Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux shfrytëzoi rrjetet sociale për të shkruar se “pas dhunës fshihej e njëjta fytyrë frikacake, raciste, antisemite dhe puçiste”./Top Channel

Etiketa: francejelekverdhetprotesta


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Para
Emina Cunmulaj poston foton “hot” për Shën Valentin, bashkëshorti i kap të pasmet

Këngëtarja shqiptare:Për 2019-ën,do Zoti gjej 1 burrë si të Emina Çunmulaj

Festat e fundvitit, hapet tregu i shpendëve të gjalla në Baldushk

Festat e fundvitit, hapet tregu i shpendëve të gjalla në Baldushk

Identifikohet shqiptari që u përplas për vdekje nga një makinë në Itali

Identifikohet shqiptari që u përplas për vdekje nga një makinë në Itali
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com