Opozita ende nuk ka një datë konkrete se kur do të nisin protestat kundër qeverisë, edhe pse shtatori është cilësuar prej saj si “pranvera e protestave”.
Jashtë godinës së Parlamentit, kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se shqiptarë do japin përgjigjen e merituar sa më parë qeverisë.
Sipas tij, partitë opozitarë do të koordinohen dhe më pas do të zbatojnë agjendën e aksiont opozitar.
“Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program dhe kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Ju rikujtoj se jo vetëm për qytetarët nuk ekziston as edhe një interes më minimal për t’i mbështetur ata, përkundrazi për t’i vjedhur se dhe ato para nga rritja e çmimeve i kalojnë klientelës së qeverisë, por parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama dhe që do ta kalojë, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, paketa e mediave, ligji për drogën, për kanabisin, pra ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj të veçantë ekonomia e krimit në Shqipëri, apo krimi të kapë ekonominë. Shqiptarët do arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj maxhorance në këtë stinë me protesta të fuqishme mbarëpopullore. Koordinimet do bëhen. Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”,-tha Berisha./Opinion.al