Kryesore

Protestat, Berisha: Mund të jenë shtyrë, por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 24/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se shumë shpejt do të organizojë protesta kundër qeverisë edhe pse gjatë muajit shtator nuk pati organizime nga PD, siç ishte paralajëmruar.

Gjatë një komunikimi online me qytetarët, Berisha tha se vetëm protestat do të mund të forcojnë pluralizmin dhe votën e lirë në vendin tonë.

“Protestat e gjithanshme do jenë në rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën dhe votën e lirë. E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama. Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas