Policia amerikane njofton se një person është vrarë mbrëmjen e së shtunës në Portland, si pasojë e përplasjes mes protestuesve antiracistë dhe mbështetësve të Presidentit Donald Trump, por pa dhënë detaje.
Policia në Portland ka thënë përmes një tuiteri se ka patur disa raste dhune mes protestuesve dhe kundërprotestuesve. Autoritetet kaë ndërhyrë duke kryer disa arrestime.
Qyteti Oregon është vënë në qendër të protestave që nga koha kur policia vrau George Floyd në Minesota, në fund të majit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, ndërsa vijon ende një hetim mbi çështjen./Opinion.al