Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta tek Teatri, Budina: SPAK të hetojë tentativën për vrasje

2020/05/18 at 5:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta tek Teatri, Budina: SPAK të hetojë tentativën për vrasje

Në fjalën hapse të protestës së thirrur nga Aleanca për Teatrin, regjisori Robert Budina i kërkoi institucioneve, në veçanti SPAK, që të hetojë shembjen e godinës së teatrit.

Ai tha se policia sulmoi dhunshëm aktivistët dhe se prishja e godinës kishte nisur teksa artistët ishin ende breda.

“Në 04:15, një pjesë e artistëve, aktivistëve, qytetarëve, pjesëtarëve të opozitës u sulmuam nga policia me një aksion blic të paimagjinueshëm. Një pjesë e jona u futëm brenda godinës dhe policia na sulmoi me një urrejtje të paimagjinueshme. Ndërkohë që ne ndodheshim brenda godinës, nisi shembja e godinës duke rrezikuar jetët tona dhe të atyre efektivëve të policisë që kishin ardhur për të na larguar.

Në rrënojat e teatrit janë kostume, mjetet tona personale dhe ato janë zhdukur të gjitha. Qëllimi i protestës sonë është një: ftojmë prokurorinë, qeverinë kryeministrin, ministrin e Brendshëm, opozitën, prokurorët e SPAK-ut të hetojnë këtë ngjarje, që ishte tentativë për vrasje e artistëve që ndodheshin brenda godinës. Kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për t’i bërë të qartë çfarë ka ndodhur. Kemi marrë mbështetje dhe do të donim që kjo ngjarje të zbardhej sepse godina e teatrit nxori në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare”, tha Budina.

Nën moton “Ne jemi teatri” Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur sot një protestë kundër shembjes së godinës dhe kundër qeverisë.

Protesta ishte parashikuar të niste në orë 16:30. Protestuesit e parë janë mbledhur në Bulevardin Zogu i Parë, në zonën pranë hyrjes së pedonales.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia ndërhyri tek Teatri duke shpërndarë aktivistët për ti hapur më pas rrugë shembjes së godinës. Kjo solli një përplasje mes aktivistëve, shoqërisë civile dhe anëtarëve të opozitës me forcat e policisë. Disa episode dhune u shënuan dhe dhjetëra persona u shoqëruan.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti shembjen e godinës si vendosjen e diktaturës në vend. Qëndrimi i tyre u mbështet edhe nga opozita. Ende nuk dihet se çfarë parashikohet të ndodhë në protestën e sotme. Zyra e BE në Tiranë ka bërë thirrje për vetpërmbajtje ndërkohë që vendi është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore e cila ndalon mbajtjen e tubimeve. /Opinionn.al

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Berisha i bashkohet protestës kundër prishjes së Teatrit

Berisha i bashkohet protestës kundër prishjes së Teatrit

Vendimi: Në protestë do flasin vetëm mbrojtësit e teatrit

Vendimi: Në protestë do flasin vetëm mbrojtësit e teatrit

“Teatri nuk ka vdekur”, Mehdi Malkaj nuk kursen ironinë ndaj Bashkisë

"Teatri nuk ka vdekur", Mehdi Malkaj nuk kursen ironinë ndaj Bashkisë

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com