Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën kundër projektit i cili prek banesat e tyre. Ndërkohë, mësohet se forca të shumta policia kanë shkuar në vendin ku janë mbledhur qytetarët të cilët kundërshtojnë prej muaj këtë projekt.
Lidhur me protestën, ka reaguar Partia Demokratike e cila ka publikuar një video që tregon praninë e madhe të efektivëve të policisë në zonën e Unazës së Re. Sipas selisë blu, forcat e policisë janë vendosur përballë grave dhe fëmijëve të cilët për përpiqen të mbrojnë banesat e tyre.
“Forca të shumta policore në Unazën e re kundër banorëve paqësorë që protestojnë paqësisht për të mbrojtur banesat e tyre nga një e konfirmuar botërisht si korruptive. Pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”, thuhet në reagimin e PD-së./ Opinion.al E.Xh.