Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së sotme te Unaza e Re.
Efektivët e policisë janë goditur nga protestuesit me sende të forta, ndërsa të plagosurit janë 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH.
Punonjësit e policisë, janë shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, e plagosurit i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.
Lidhur me protestën e sotme, Policia e Shtetit dhe Prokuroria po bëjnë hetimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë personat që sulmuan efektivët./ Opinion.al E.Xh.