Prej disa kohësh Hong Kong-u është përfshirë nga protesta masive, ku shumë qytetarë protestojnë kundër sistemit aktual politik në Kinë si dhe për ndryshimet ligjore të bëra së fundmi nga qeveria.
Por, ditët e fundit protesta është kthyer e dhunshme, pasi protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, e cila, kohët e fundit është përballur dhe me akuza për dhunë të pajustifikuar.
Policia ka përdorur gazë lotsjellës, por kjo gjë nuk i ka ndaluar protestuesit të cilët i sulmuan me bomba artizanale dhe mjete të forta. Kjo ka bërë që autoritetet në Hong Kong të përdorin plumba gome.
Pas përplasjeve të ashpra, policia ka arrestuar qindra qytetarë. Ndërkohë, manifestime të mëdha pritet të mbahen më 1 tetor, datë kjo kur festohet dhe Dita Kombëtare e Kinës./Opinion.al E.Xh.