Qendra e Athinës është kthyer në një fushëbetejë mes fermerëve grekë dhe policisë.
Në kuadër të paketës së shpëtimit, qeveria greke ka vendosur të rrisë taksat dhe pagesat e pensionit të detyrueshem për femerët. 1300 prej tyre kanë mbërritur në Athinë nga ishulli i Kretës, që të kundërshtojnë ashpër reformën.
Përpara Ministrisë së Agrikulturës greke, fermerët dhe policia janë përleshur dhunshëm pasi zyrtare nga Ministria kanë refuzuar të takojnë një grup fermerësh për të diskutuar mbi reformën.
Makina dhe fasada dyqanesh janë dëmtuar nga dhuna e fermerëve, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës duke e shpërndarë turmën nëpër rrugët e Athinës.
Sipas fermerëve, shteti grek po ju merr rreth 75% të të ardhurave nëpërmjet paketës së re të reformës.