Bota

Protesta të dhunshme kundër presidentit në Egjipt


               Publikuar në : 14:02 - 22/09/19 |
Al Do

Egjipti ka hyrë në ditën e dytë të protestave të dhunshme kundër regjimit të presidentit Sisi. Forcat e sigurisë egjiptiane janë përleshur me qindra protestues kundër qeverisë përdorur gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë.

Një prani e madhe e forcave të sigurisë ishte gjithashtu në Sheshin Tahrir të Kajros, i cili ishte epiqendra e revolucionit të 2011 në Egjipt. Kjo vjen pas protestave në disa qytete të premten ku protestuesit bën thirrje për dorëheqjen e presidentit të kthyer Abdel Fattah al-Sisi.

Demonstrata të tilla janë të rralla pasi Egjipti ndaloi me ligj protestat, pas rrëzimit me grusht shteti ushtarak të vitit 2013 të presidentit, Mohamed Morsi.

Por pakënaqësia për rritjen e çmimeve është rritur në Egjipt, ku qeveria e Sisi ka vendosur masa të rrepta shtrënguese që nga viti 2016, si pjesë e një pakete kredie prej 12 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara në korrik, pothuajse një në tre egjiptianë jeton nën kufirin e varfërisë, me më pak se 1.4 dollarë në ditë.

Të Shtunën protestuesit u drejtuan për në qendrën e Suezit për natën e dytë radhazi, ku u ndeshën nga forcat e sigurisë të cilët kishin vënë barrikada në rrugë dhe automjete të blinduara.

Nën sundimin e Sisi, autoritetet kanë filluar një sulm të gjerë ndaj disidentëve, duke burgosur mijëra islamikë, si dhe aktivistë sekularë dhe blogerë të njohur. /Opinion.al

Pas