Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po ndjek protestën e studentëve në distancë. Ajo i ka përshëndetur, ndërsa thotë se “politika duhet të mësojë prej jush”.
Si rrallëherë, protesta e sotme studentore është masive. Me mijëra studentë kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë marshuar në rrugët e Tiranës, duke paralizuar trafikun dhe tashmë janë grumbulluar tek Ministria e Arsimit.