Studentët të cilët prej orës 10:00 kanë dalë në protestë kundër mësimit online kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për ministrinë e Arsimit.
Studentët kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave të shkollimit, meqë mësimi ka kaluar online.
Po ashtu ata kërkojnë një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.
Kërkesat e depozituara të studentëve në Ministrinë e Arsimit:
Paketa e telefonive falas, pajisjet teknologjike që mundësojnë mësimin online, rimbursim të tarifave dhe qirave tashmë të paguara.
Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë
Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave
Pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët
Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.
Këtyre kërkesave iu janë bashkuar disa fakultete në Tiranë siç janë:
– Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
-Fakulteti i Historisë- Filologjisë
-Fakulteti i Drejtësisë
-Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Shkencave Sociale
-Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
-Fakulteti i Historisë- Filologjisë
-Fakulteti i Drejtësisë
-Fakulteti Ekonomik/ Opinion.al