Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi për protestën e cila është duke u zhvilluar në kryeqytet.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se helimimi i Tiranës nga gazi lotsjellës ëshë e papranueshme. Ndërkaq sipas tij, dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.
Postimi i plotë:
Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.
Helmimi i Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës.
E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime./Opinion.al