Për të tretën ditë radhazi kanë nisur grumbullimet e para për protestën e paralajmëruar si reagim mbi vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Policia ka marr masa duke shtuar numrin e efektivëve në terren, me fokus kryesor ruajtjen e institucioneve. Raportohet se janë më shumë se 900 policë, efektivë të forcave RENEA dhe Shqiponja. Gjithashtu, janë krijuar tashmë kordonet mbrojtëse në institucione dhe janë vendosur autobotet e ujit.
Ndryshe nga dy ditë më parë efektivët e policisë po kontrollojnë të rinjtë apo pjesëmarrës të tjerë në protestë, nëse kanë sende të “palejuara”. Gjithashtu ne zonë janë vendosur kamera të cilësisë së lartë për të identifikuar personat që do të thyejnë rendin./ Opinion.al