Aktualitet

Protesta/ Përfundon takimi mes Manastirliut dhe mjekëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 24/09/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi i 4 përfaqësuesve të sindikatës së mjekeve dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja deklaroi se 4 kërkesat e parashtruara nga mjekët, të cilët janë hedhur në protestë, do të merren në shqyrtim një nga një.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre të dytë. Ne jemi të bindur se dhe në këtë situatë pandemia, forcat jonë e madhe janë mjekët dhe infermierët do t’i dëgjojmë dhe për pikat që ata kërkojnë. Janë 4 pikat që do të diskutohen. Janë çështje që do të diskutohen edhe me ekipet më të vogla në tryezat teknike. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. duhen vlerësuar dhe në kuadër eksperiencat dhe praktikat ndërkombëtare që të bëjmë më të mirat. Platformat e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, mos të harrojmë se një vit e ca më parë, ndryshimet në kodin penal janë realizuar. Ky është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne jemi në të njëjtën anë të llogores. Ne jemi këtu dhe po adresojmë kërkesat e mjekëve. Fakti që jemi të dy, si përfaqësues, do të jemi së bashku dhe jemi së bashku në çdo moment të vitit, tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë në kuptim të të gjithë elementeve që duan mjekët.”,-tha Manastirliu.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare./ Opinion.al

Pas