Ditën e nesërme ish-kryeminsitri Sali Berisha ka thirrur protestë para selisë së PD për largimin e kryedemokratit, Lulzim Basha.
Duket se për protestën e nesërme nuk ka marrë masa vetëm selia blu, por edhe kryeministria. Ky institucion ka mbyllur dyert me pllaka metalike, pasi protestuesit mund të marshojnë nga selia e PD drejt kryeminsitrisë.
Protesta nis ditën e nësërme në orën 12:00, ndërsa Berisha ka paralajmëruar se anëtarët e PD do të futen në seli për të nxjerrë Lulzim Bashën./Opinion.al