Kryesore

Protesta para selisë, Basha: PD ka marrë masa që të përballet me agresorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 07/01/22 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka bërë thirrje demorkatëve që të qendrojnë larg seknarëve të dhunë në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme para selisë blu.

Basha tha se Sali Berisha po manipulon demokratët, teksa theksoi se PD ka marrë të gjitha masat që agresorët ti çojë para ligjit.

“Tani situata është e qartë. Përplasje mendimesh po. Liri shprehje po.  Liri zgjedhjesh dhe garë po. Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore. Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.  Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë  vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj. Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.  PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp”,-tha Basha./Opinion.al

Pas