Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar mbrëmjen e stome një takim me drejtuesit e Policisë, disa orë pas protestës së dhunshme që ndodhi para parlamentit, raporton ABCNews.
Protesta e paradites (22 Nëntor) degjeneroi në dhunë pak kohë pas grumbullimit të banorëve para parlamentit, teksa në sallë diskutohej buxheti i vitit 2019.
Protestuesit u përleshën me policinë duke tentuar të çajnë me forcë gardhin e krijuar prej tyre. 12 punonjës të policisë mbetën të plagosur, dy në gjendje më të rëndë. Efektivët e lënduar u dërguan me autoambulancë në spitalin e traumës në kryeqytet. Të plagosur mbetën edhe 3 protestues.