Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook, kreu Sali Berisha e ka cilësuar si platformë parlamentare.
Protesta do të mbahet përpara Kryeministrisë, ndërsa Berisha shprehet se kjo është alternativa e vetme, në kushtet kur opozita lejohet të flaës vetëm një herë në nëntë seanca.
Postimi i plotë
Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare.














