Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta para Bashkisë Tiranë, policia publikon masat: Do të bllokohet qarkullimi, ja rrugët alternative që do përdoren 

2024/04/30 at 11:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionohet protesta/Protestuesit rrëzojnë barrierën metalike dhe tentojnë të futen në Bashkinë e Tiranës 

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarr masa administrative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së thirrur para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. 

Protesta është planifikuar të nisë pasditen e sotme rreth orës 16:30, gjatë orarit kur do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak. 

Uniformat blu kanë raportuar se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Ndaj sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. 

Gjithashtu organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime iu është kërkuar që të respektohet ligji dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. 

“Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme, 30 prill 2024, ora 16:30, pranë Bashkisë së Tiranës. 

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. 

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. 

Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm”,-njoftoi policia. 

Ju sugjerojmë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Apartament dhe garazhe/Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetases polake në Shqipëri 

GJKKO refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe Granit Gjanës, e kthen dosjen për hetim 

GJKKO refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe Granit Gjanës, e kthen dosjen për hetim 

Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiç ministër i Brendshëm, Vulin zv.kryeministër…

Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiç ministër i Brendshëm, Vulin zv.kryeministër...

TE FUNDIT

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com