Qytetarët po protestojnë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e krybashkiakut Erion Veliaj.
Protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, iu bashkua dhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës së saj për mediat, ajo akuzoi Veliajn dhe Ramën për vjedhjen e parave të qytetraëve.
Një detaj që tërhoqi vëmendje te Argita Malltezi ishte dhe bluza që kishte veshur. Në këtë bluzë shfaqet fotoja e Sali Berishës, ndërsa krahas saj shkruhet “Lironi liderin e opozitës”.