Aktualitet

Protesta në Tiranë, Evi Kokalari ironizon Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 06/10/21 |
Opi Nion

Shoqëria civile por edhe qytetarë të thjeshtë, ditën e sotme rreth orës 17:00 do të organizojnë një protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Kjo iniciativë e shoqërisë civile ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ndërkohë vetëm një orë më vonë ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takimin me demokratët në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të nismës “Foltorja”.

Në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, aktivistja Evi Kokalari në një status në rrjetet sociale ka ironizuar kreun e PD-së,  Lulzim Basha duke shkruar: Njerëz, protesta është në Gjirokaster, jo tek Kryeministria. Me kë tallet Lul Basha?

Në takimin e fundit të mbajtur në Shkodër, Berisha theksoi se opozita e vërtetë do të bëhet ai dhe nisma e ndërrmarrë prej tij./Opinion.al

Pas