Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme protestën kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak në Shkodër, i cili doli nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Lidhur me protestën e PD, ka folur ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u shpreh se kjo është një përgjigje e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës së Partisë Socialiste.
“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.
Ndërsa, përsa i përketë agjendës së protestës, ish-deputeti tha se do të jenë vetë qytetarët që do të përcaktojën zhvillimin e protestës.
Kujtoijmë që konstituimi i Këshillit Bashkiak do të bëhet në ambientet e Bibliotekës Shkodër, ndryshe nga sa ishte parashikuar për t’u zhvilluar tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës./ Opinion.al E.Xh.