Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka përshkruar skenat në Uashington, DC, ku protestuesit pro Trump “pushtuan” Kongresin e SHBA-si “të turpshme”, duke kërkuar një transferim paqësor të pushtetit.
“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara kërkojnë demokraci në të gjithë botën dhe tani është jetësore që atje të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” tha Johnson.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATOS. “Skena tronditëse në Uashington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”, tha ai përmes një statusi në Twitter .
Reagime për protestën në SHBA ka pasur edhe nga krerë të institucioneve te BE-së./Opinion.al