Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në Serbi, Vuçiç fton liderët e opozitës në dialog

2023/05/26 at 8:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta në Serbi, Vuçiç fton liderët e opozitës në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha më 26 maj se politikanët e opozitës që organizuan protesta pas dy masakrave në Beograd dhe rrethinën e tij “meritojnë vetëm përbuzjen”.

Vuçiç e tha këtë në një tubim të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe (SNS) në qendër të Beogradit, kur ditët e kaluara, dhjetëra mijëra njerëz protestuan me ftesë të opozitës, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin.

“I ftoj në bisedë dhe dialog edhe ata politikanë, për të cilët mendoj më të keqen. Nga nesër dera ime është e hapur për secilin prej tyre, për të zgjidhur problemet në institucionet e sistemit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se problemet nuk zgjidhen në autostradë, duke aluduar në dy protestat e mëparshme qytetare, ku dhjetëra mijëra demonstrues bllokuan autostradën në urën Gazela në Beograd.

Të tubuarve para Kuvendit Popullor, u është drejtuar edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto. Ai tha se Hungaria dhe Serbia janë të ekspozuar ndaj sulmeve, sepse liderët e tyre “dëshirojnë paqe në Ukrainë, luftojnë për vlerat familjare dhe nuk duan t’u shërbejnë interesave të huaja”.

“Ata do të na sulmojnë, sepse nuk mund të pranojnë që ne hungarezët dhe serbët ndjekim interesat tona kombëtare dhe të jemi të suksesshëm”, tha Szijarto.

Ai u bëri thirrje të tubuarve “të mbështesin presidentin e tyre” dhe tha se partitë “që u shërbejnë interesave të huaja, duhet të mposhten dhe për fat të mirë kjo ndodh rregullisht në të dy vendet”.

Gjatë ditës në Beograd kanë arritur qindra autobusë nga qytetet e Serbisë, por edhe nga vendet përreth, me të cilët kanë arritur mbështetësit e SNS-së.

Në tubim, ndër të tjerë, foli ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partnere e koalicionit të SNS-së, Ivica Daçiq.

Ai akuzoi një pjesë të opozitës, e cila organizon protesta kundër dhunës, se duan të vijnë në pushtet në këtë mënyrë. Ai shtoi se tubimi i sotëm nuk është një tubim politik, por një mesazh i “Serbisë së edukuar dhe të denjë”.

“Dua t’u them të gjithë atyre që u ngritën mbi vendin tonë: ne nuk e japim Serbinë, nuk e japim Kosovën, nuk i japim fëmijët tanë, nuk lejojmë dhunë ndaj grave, nuk do të heqim dorë nga presidenti, të cilin e kemi zgjedhur të gjithë, Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Daçiq.

Presidenti i Republikës Sërpska, që është njëra nga entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik tha nga skena se ka ardhur për të mbështetur Serbinë dhe në fund të fjalës së tij tha: “Rroftë Serbia, rroftë Rusia, rroftë Republika Sërpska”.

SNS-ja e quajti tubimin “Serbia e shpresës”, ndërsa thirrjen për të marrë pjesë në të e bëri presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiç, përmes deklaratave të tij.

Organizatat e shoqërisë civile dhe opozita kritikuan mbajtjen e tubimit dhe kërkuan anulimin e tij.

Partitë opozitare në Serbi akuzuan partinë e Vuçiçit se ka bër presion dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore për të marrë pjesë në tubim. Pushteti hodhi poshtë pretendime të tilla.

Një grup i organizatave të shoqërisë civile i bëri thirrje presidentit të Serbisë, më 23 maj, që të anulojë tubimin, në interes të qetësimit të tensioneve dhe parandalimit të ndarjeve dhe polarizimit të mëtejshëm në shoqëri.

Tubimi po mbahet në të njëjtin muaj kur 18 persona u vranë në dy vrasje masive në Serbi. Të dyshuarit janë arrestuar dhe kanë pranuar krimet.

Si kundërpërgjigje, qeveria rriti sigurinë e shkollave dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i dorëzojnë armët e tyre në polici, pa pasoja. Ministri i Arsimit dha dorëheqjen.

Në protesta, opozita parashtroi kërkesa, ndër të tjera, për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Më herët, Vuçiç i cilësoi ato protesta si politizimin të tragjedisë.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Plan për vrasjen e Elizabetës, FBI zbulon kërcënimet ndaj monarkes në vitin 1983

Plan për vrasjen e Elizabetës, FBI zbulon kërcënimet ndaj monarkes në vitin 1983

WhatsApp po bën gati ndryshimin e madh për përdoruesit

WhatsApp po bën gati ndryshimin e madh për përdoruesit

BE: Nuk do të pranojmë më lëvizje provokuese në veri të Kosovës

BE: Nuk do të pranojmë më lëvizje provokuese në veri të Kosovës

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com