Kronikë

Protesta në PD/Prokuroria kërkon lirimin nga qelia për 34 të arrestuarit (Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 11/01/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin nga qelia të 34 protestuesve të arrestuar më 8 janar, në protestën e organizuar para selisë së Partisë Demokratike, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas “News24”, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 5 nga të arrestuarit, ndërsa për të tjerët masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje”.

Ishte planifikuar që masat e sigurisë të përcaktoheshin sot, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të gjyqtares, seanca do të zhvillohet nesër në orën 10:00.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli.

Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

Mësohet se shtetasit nga Gjakova  kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji.

Masat e kërkuara nga Prokuroria për 34 të arrestuarit:

  1. Shaban Halili, detyrim paraqitje
  2. Gentjan Lamnica, detyrim paraqitje
  3. Agron Gjura, detyrim paraqitje
  4. Xhevahir Georgiev, arrest në shtëpi
  5. Alban Zaimi, detyrim paraqitje
  6. Arkimed Lushaj, detyrim paraqitje
  7. Hajredin Gjura, arrest në shtëpi
  8. Denis Luku, arrest në shtëpi
  9. Valdrin Dervishaj, detyrim paraqitje
  10. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje
  11. Orges Dervishaj, detyrim paraqitje
  12. Qendrim Dervishaj, detyrim paraqitje
  13. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje
  14. Selman Krasniqi, arrest në shtëpi
  15. Albano Stolaj detyrim paraqitje
  16. Ber Begeja, detyrim paraqitje
  17. Dyleman Marku, arrest në shtëpi
  18. Emiliano Çekini, detyrim paraqitje
  19. Gjon Pepaj, detyrim paraqitje
  20. Klavdo Çekini, detyrim paraqitje
  21. Armando Çardaku, detyrim paraqitje
  22. Agustin Pali, detyrim paraqitje
  23. Oltion Zenelaj, detyrim paraqitje
  24. Albi Peti, detyrim paraqitje
  25. Arian Mezini, detyrim paraqitje
  26. Stivi Luku, detyrim paraqitje
  27. Orian Meta, detyrim paraqitje
  28. Sokol Ndreu detyrim paraqitje
  29. Vendim Demaj, detyrim paraqitje
  30. Agim Deda detyrim paraqitje
  31. Ardian Myrto, detyrim paraqitje
  32. Ylli Gosturani, detyrim paraqitje
  33. Armando Alldervishi detyrim paraqitje
  34. Mirash Rrathtori, detyrim paraqitje

Pas