Kryesore

Protesta në PD, procedohen penalisht Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 09/01/22 |
Opi Nion

Policia bëri të ditur sot se 34 persona janë arrestuar nga policia për akte të dhunshme në protestëne  zhvilluar në selinë e PD. Ndërkohë, 18 të tjerë janë proceduar penalisht.

Mësohet se mes të proceduarve penal janë edhe deputeti Gazmend Bardhi dhe mbështetësi i Berishës Flamur Noka.

Sipas policisë Bardhi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive, ndërsa Noka për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;

F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas