Kryesore

Protesta në PD/Alibeaj poston videon: Sulm i orkestruar dhe udhëhequr nga Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 08/01/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas protestës që ish-kryeministri Sali Berisha organizoi para selisë blu.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë publike disa pamje nga protesta e sotme dhe shkruan se sulmi u orkestrua e udhëhoq nga vetë Berisha.

Ndër të tjera Alibeaj shkruan se ky sulm do të mbahet mend si dita e fundit e Berishës në politikë dhe fillimi i një kapitulli të ri për PD.

Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!”,-shkruan Alibeaj në postimin e tij./Opinion.al

Pas